-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO pezullon nga detyra prefekten e Fierit, Rajmonda Balilaj

Kryesoret

GJKKO firmosi pezullimin nga detyra të prefektes së qarkut të Fieri, Rajmonda Balilaj, ish-kryetare e bashkisë së Patosit.

Byroja e hetimit ka ekzekutuar vendimet ndaj gjashtë të hetuarve, për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit.

Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor

“Ish Kryetarja e Bashkisë, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhërin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret  dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar” shkruhet në njoftimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit