-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ Marokenët vrasin të riun shqiptar në qendër të qytetit, 3 të tjerë në gjendje kritike

Kryesoret

Një përplasje e frikshme dhe e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Frosinone, Itali.

Mediat italiane më herët raportuan se 4 shqiptarë janë përfshirë në një shkëmbim zjarri, ku si pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre dhe 3 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se gjithçka nisi si pasojë e një sherri me tone të larta midis shqiptarëve dhe një grupi tjetër të cilët raportohet se janë shtetas marokenë.

Pas sherrit para një kafeteria, grupi i marokenëve është kthyer duke një breshëri të vërtetë plumbash ndaj shqiptarëve por dhe duke rrezikuar jo pak jetën e personave të tjerë, pasi ngjarja ndodhi në qendër të qytetit.

Katër shqiptarët kanë mbetur të shtrirë në tokë të plagosur rëndë nga plumbat, situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e forcave të rendit, përfshirë këtu dhe Skuadrën Fluturese.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve njëri prej të rinjve shqiptarë ndërroi jetë pasi ishte plagosur rëndë në qafë, priten të tjera informacione mbi tre shqiptarët e tjerë si dhe për identifikimin e tyre.

Tmerr në Frosinone! Vritet një i ri shqiptar, tre të tjerë në gjendje të rëndë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit