-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tmerr në Frosinone! Vritet një i ri shqiptar, tre të tjerë në gjendje të rëndë

Kryesoret

Një shkëmbim i egër i përgjakshëm zjarri ka tmerruar qytetarët e Frosiones. Sipas asaj që raporton “Frosione.News” në qendër të qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur të cilët deri më tani mendohet se janë shqiptarë.

Sipas asaj që raportohet ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën Aldo Moro.

Të shtënat me armë filluan pas një përleshje që grupi me katër persona, pati me një grup tjetër në këtë zonë.

Fillimisht të katërt ata mbetën të shtrirë në tokë të plagosur nga plumbat ndërsa njëri prej tyre ishte plagosur rëndë në qafë. Ai ndërroi jetë në spital pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Gjendja e tre të tjerëve gjithashtu mësohet rëndë ndërkohë që nuk është dhënë asnjë informacion mbi identifikimin e tyre.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në mes të turmës së njerëzve ku përfshirë dhe fëmijë kishin dalë për të shijuar mbrëmjen, por mbetën të terrorizuar nga pamjet e luftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit