-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiaku demokrat pas mbledhjes në Shkodër: Ja çfarë na porositi Rama

Kryesoret

Për mbledhjen e zhvilluar sot në Shkodër mes kryetarëve të bashkive dhe kryeministrit Rama, ka folur për mediat kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hili Curri.

Curri deklaroi se mbledhja nuk u pa në aspektin politik pasi sipas tij polemikat e qytetarëve marrin përparësi.

Ai zbuloi se gjatë mbledhjes kanë marrë një garanci duke qenë se vendi është në rrugën e integrimit drejt BE, duke theksuar se nëse ata do të ndihen të pa respektuar do të ankohen te kancelaritë evropiane.

“Asnjë prej nesh nuk e ka parë në aspektin politik sepse problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme se disa gjëra të vogla. Morëm një farë garancie duke qenë se po shkojmë drejt BE, edhe bashkëpunimi me ministrat dhe u la të komunikojmë një herë në muaj në Skype me gjithë ministrat dhe kjo ndihmon në bashkëpunimin tonë. Nuk besoj të ketë përplasje për shkak të politikës pasi garancia më e madhe për ne është BE. Nëse ne ndihemi të parespektuar do ankohemi te gjithë kancelaritë evropiane.

Ne jemi përfaqësues të qytetarëve, kur kryeministri dhe ministri i Pushtetit Vendor na thërrasin ne duhet t’i përgjigjemi për hir të interesave qytetare”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit