Pas mbledhjes me kryebashkiakët e qyteteve në vend, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tregoj dhe temat të cilat u trajtuan. Sipas asaj që deklaron kryeministri, një vëmendje të veçantë në mbledhje ka marrë rritja e pagave e punonjësve të bashkisë.
Rama u shpreh se do të ketë vetëm 2 nivele nga 5 që kanë qenë sa i takon pagesave. Kjo sipas tij jep mundësinë që bashkitë të punësojnë specialistë me paga të konsiderueshme.
“Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive sepse sot bashkitë e Shqipërisë janë të ndara në 5 nivele duke u bazuar tek numri i banorëve. Do të kalojmë në 2 nivele dhe do bëjmë një rritje të pagave për t’i përafruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve në bashkitë e nivelit të dytë me ato të nivelit të parë. Në mënyrë që ajo që sot po e përjetojnë një pjesë e bashkive që nuk arrijnë dot të punësojnë specialistë në fusha të caktuara për shkak të pagës së ulët dhe pozicionit të tyre gjeografik, kjo barrë të lehtësohet në mënyrë të arsyeshme” u shpreh Rama