Një përballje emocionuese dhe me gola ishte ajo midis Granadës dhe Real Sociedad ku protagonist ishte padyshim Myrto Uzuni.
Një Granada ‘e etur’ për pikë, për të mos thënë ‘e tharë’ nga mungesa e rezultateve kërkoi të rrëmbente me të gjitha forcat një fitore përball rivalëve të tyre. Në një situatë të tillë uzuni mori mbi shpatulla përgjegjësinë dhe nga pika e bardhë i dha avantazhin të tijëve.
Një pjesë e parë e luftuar që solli dhe barazimin e Sociedad me Sadiq në të 33-tën.
Megjithatë në minutën e 3-të shtesë Uzuni shënoi sërish duke dërguar të tijët në dhomat e zhveshjes në avantazh dhe me shpresën se do arrihej një fitore.
Pjesa e dytë dhuroi komplet të kundërtën me Sociedadin totalisht në kontroll të lojës duke arritur të përmbysi shifrat në 2-3.
Një ndeshje e cila pati si aspekt pozitiv vetëm dygolëshin për sulmuesin e Kombëtares pasi Granada vazhdon të mbetet në vendin e 19-të me vetëm 14 pik dhe vetëm 1 fitore.
Shihni GOLIN