-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsenali vuan ndaj Brentford por ‘rrëzon’ Liverpoolin nga kreu i Premier League

Kryesoret

Arsenali arriti një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Brentford në një përballje teje të luftuar nga të dy ekipet.

Tre pikë të cilat do të thonë shumë për ekipin e Artetas pasi sheh veten në krye të Premier League, të paktën deri në pritje çfarë do të bëjë Liverpooli.

‘Topçinjtë’ bën gjithçka mirë që në fillimin e lojës, në minutën e 19-të ishte Rice i cili zhbllokoi shifrat.

Një tre pikësh i cili u duk i lehtë, madje pritej një goleadë nga tifozët siç ka rezultuar në ndeshjet e fundit, por rezultoi e kundërta.

Në shtesën e pjesës së parë, portieri i Gooners, Ramsdale në përpjekje për të larguar topin gabon, aty përfitoi Wissa i cili vendosi ekuilibrat.

Në pjesën e dytë u luajt me një portë, por mysafirët dukeshin të pathyeshëm. Heroi i skuadrës së Artetas ishte Havertz, në minutën e 86-të.

Një fitore e cila çon Arsenalin në kuotën  e 64 pikëve dhe në krye të Premier League, triumf i cili mund të shtojë dhe më shumë presionin ndaj Liverpoolit i cili ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit