Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë mesnatës në Gjakovë ku mësohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 3 persona.
Media kosovare Koha.Net ka konfirmuar lajmin nga zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda një lokali rreth orës 00:10.
“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informacionet për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe personave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar” ka deklaruar Elezaj.