-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E qëlluan dy persona”! Vëllai i boksierit Besar Nimani: Ja si ma vranë

Kryesoret

Mediat gjermane publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani mbrëmjen e së shtunës. Në një prononcim për Paparacin vëllai i viktimës, Berat Nimani thotë se Besari u qëllua në rrugë derisa po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij.

“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shku me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin”, tha Nimani.

“Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka qitur jashtë lokalit”, shtoi ai. Ndërkaq sipas Nimanit njëri nga të dyshuarit është dorëzuar në polici, ndërsa dy të tjerët janë në arrati. Në njoftimin e policisë gjermane thuhet se operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld derisa vijon kërkimi për autorin/autorët.

E ‘sharruan’ me plumba! E shkuara e dyshimtë e boksierit shqiptar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit