Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç në letrat e saj drejtuar kryeministrave të vendeve anëtare nga hapësira e Ish-Jugosllavisë ka kërkuar që të ndërmerren hapa konkretë për t’u ballafaquar me të kaluarën e dhunshme.
Në rastin e Serbisë përmenden edhe zotimet që ajo i ka dhënë në kuadër të dialogut me Serbinë, siç është hapja e arkivave të ushtrisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit.
Serbia nuk ka shfaqur gatishmëri në gjykimin e kriminelëve të luftës dhe arritjen e drejtësisë tranzicionale, pas luftërave në ish-Jugosllavi, konstatohet në një raport të fundit të Këshillit të Evropës.
Mbi bazën e tij, në letrën që Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në këtë organizatë, Dunja Mijatoviç, ia ka dërguar kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, konstatohen ngecjet vitet e fundit në adresimin e çështjeve nga e kaluara.