Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka dhënë sot urimin për shqiptarët për nisjen e muajt të shenjtë të Ramazanit.
Ai ka shtuar se ky muaj është një mundësi që besimtarët të pastrojnë shpirtin dhe trupin dhe nuk duhet të shihet si një muaj diete.
“Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin.