-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nazistët e sotëm’/ Erdogan: Netanyahu është si Hitleri, mbështesim Hamasin

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbajti dhe një herë qëndrimin se askush nuk mund ta detyrojë vendin e tij që ta vendosë Hamasin në listën e organizatave terroriste.

Në një fjalim nga Ankaraja ai krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij me Gjermaninë naziste.

“Netanyahu dhe administrata e tij, me krimet e tyre kundër njerëzimit në Gaza, po i shkruajnë emrat e tyre pranë Hitlerit, Musolinit dhe Stalinit, si nazistët e sotëm,” tha ai.

Netanyahu “vazhdon të kryejë masakra kundër popullit palestinez”, tha ai, duke shtuar se Turqia do të bënte “çfarë është e nevojshme për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët izraelitë”.

Erdogan gjithashtu e vendosi vendin e tij fort në anën e Hamasit, të cilin ai e mohoi se ishte një organizatë terroriste.

“Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por më tepër një rezistencë, dhe ne qëndrojmë fort pas tyre dhe [jemi] në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit e tij,” tha ai. “Ne nuk mund të detyrohemi ta cilësojmë Hamasin si organizatë terroriste. Ne komunikojmë hapur me ta dhe qëndrojmë pas tyre.”

Netanyahu sulmoi liderin turk për këto komente, duke thënë: “Izraeli respekton ligjet e luftës dhe nuk do t’i nënshtrohet predikimit moral nga Erdogani, i cili mbështet [vrasësit] dhe përdhunuesit e organizatës terroriste Hamas, mohon gjenocidin armen, masakron kurdët. në vendin e tij dhe godet kundërshtarët e regjimit dhe gazetarët.”

Erdogan e ka bërë zakon të krahasojë Netanyahun dhe Izraelin me Hitlerin dhe nazistët. Në dhjetor , presidenti turk tha se Netanyahu “nuk është ndryshe” nga Hitleri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit