Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme takimet në Shkodër. Në lagjen “Xhabiej” kreu i qeverisë po zhvillon një takim me dy organizata të Partisë Socialiste të kësaj zone.
Takime po mbahen në kuadër të riorganizimit të PS-së dhe anëtarësimet e reja.
Në foto shihet se kryeministri shoqërohet nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni dhe deputetët e PS Agron Çela, Edona Bilali dhe Frrok Gjini si dhe kryetari i bashkise Malësi e Madhe Tonin Marinaj.