Këtë fundjavë kryeministri ishte në Shkodër ku foli thuajse për gjithçka. Mes të tjerash edhe për rrugët. Kishte një përgjigje rrugën e papërfunduar Korçë-Ersekë që u shemb pak javë më parë.
Kush do të paguajë në këtë rast? Rama tha se në këto raste sipas kontratës i bëhen adresimet e nevojshme kompanisë që po e ndërton dhe në momentin që kjo rrugë do të merret në dorëzim nga shteti do të jetë e sigurtë.
“Ata që kritikojnë nga jashtë lë të pyesin se për sa kohë e bën Gjermania e Anglia një rrugë. Ndodh një rrëshqitje për shkak të gjeologjisë në Ersekë, në një aks rrugor që është e hapur, por nuk është i përfunduar, dhe hidhen të gjithë përpjetë. Ajo është rrugë që nuk është marrë në dorëzim, ndodhin.
Sipas kontratës do të bëhen të gjithë adresimet e nevojshme ndaj kompanisë. Kur rruga të merret në dorëzim nga shteti dhe të jetë e përfunduar, do të jetë çdo gjë e sigurtë” tha ndër të tjera Rama.