-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga në Ersekë u shemb, kush paguan? Rama ka një përgjigje

Kryesoret

Këtë fundjavë kryeministri ishte në Shkodër ku foli thuajse për gjithçka. Mes të tjerash edhe për rrugët. Kishte një përgjigje rrugën e papërfunduar Korçë-Ersekë që u shemb pak javë më parë.

Kush do të paguajë në këtë rast? Rama tha se në këto raste sipas kontratës i bëhen adresimet e nevojshme kompanisë që po e ndërton dhe në momentin që kjo rrugë do të merret në dorëzim nga shteti do të jetë e sigurtë.

“Ata që kritikojnë nga  jashtë lë të pyesin se për sa kohë e bën Gjermania e Anglia një rrugë. Ndodh një rrëshqitje për shkak të gjeologjisë në Ersekë, në një aks rrugor që është e hapur, por nuk është i përfunduar, dhe hidhen të gjithë përpjetë. Ajo është rrugë që nuk është marrë  në dorëzim, ndodhin.

Sipas kontratës do të bëhen të gjithë adresimet e nevojshme ndaj kompanisë. Kur rruga të merret në dorëzim nga shteti dhe të jetë e përfunduar, do të jetë çdo gjë e sigurtë” tha ndër të tjera Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit