-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët futën njëri-tjetrin në dhe! Dëshmon 23-vjeçari: U vramë për një vajzë

Kryesoret

Mikea Zaka quhet 23-vjeçari shqiptari i cili vrau me armë zjarri një bashkatdhetar dhe plagosi rëndë 3 të tjerë ditën e djeshme në qendër të Frosinones. Një ngjarje e rëndë dhe e frikshme e cila ka terrorizuar banorët vendas.

Zaka është vetdorëzuar në polici ku është pyetur dhe nga hetuesit ka dhënë arsyet e konfliktit, 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për një vajzë.

“Me Kasen ka pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze. Ajo më parë ka qenë me të ndërsa tani jemi bashkë. Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova. Por për të mbrojtur veten.” ka deklaruar ai.

Një version i cili nuk është shumë i besueshëm nga policia italiane, të cilët mendojnë se pas kësaj fshihet një kartelë e gjerë droge.

Fillimisht pati një konfuzion total në lidhje me pozicionin e vrasësit dhe grupit të viktimës, i cili është një 27-vjeçar Kasen Kasmi.

Emrat/ Mjekët ‘ringjallin’ shqiptarin, 23-vjeçari: Na panë shtrembër, më pas qëllova (FOTO)

Fillimisht u tha se viktima ishte ulur në tavolinën e lokalit me katër shokë të tjerë. Rivalët mbërritën me një makinë, një “Lancia Y” dhe pati një debat, pastaj nisi rrebeshi i plumbave ku 27-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Disa orë më vonë doli një rikonstruksion i ri i cili përmbys plotësisht skenarin. Sipas versionit të dytë, Mikea Zaka ka qenë në lokal me disa shokë dhe pak para orës 19.30 ka mbërritur një grup prej katër bashkatdhetarësh.

Ai që nxori armën dhe qëlloi me të nuk ishte një pjesëtar i komandos që kishte mbërritur në lokal, por një nga grupi që ndodhej tashmë brenda. Një version që do të ishte konfirmuar plotësisht duke ekzaminuar imazhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit