Paraditja e së dielës ka nisur me aksident në Tiranë por ndryshe nga herët e tjera në ngjarje është përfshirë një autobus i linjës së Unazës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maj”, ku mësohet se autobusi në mënyrë ende të pa qartë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u përplasur me barrierat dhe pemët.
Në mjetin e transportit publik mësohet se kishte pasagjerë sipër ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e aksidentit.