-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zunë pritë para shkollës/ Agron Puka nga ‘Trauma’ në qeli: Qëllova për vetëmbrojtje

Kryesoret

Agron Puka, 54-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga një atentate me armë zjarri të mërkurën në Lezhë, i është caktuar masa e sigurisë në burg pa afat.

Masa e sigurisë i është komunikuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ai po merr trajtimin mjekësor që prej ditës kur ndodhi sulmi.

Ngjarja e rëndë ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku 54-vjeçari sapo kishe lënë fëmijët e tij. Pak metra më tej një makinë me 3 persona u afrua pranë mjetit që po drejtonte Puka duke hapur zjarr si dhe duke e lënë të plagosur.

Nga hetimet rezultoi se dhe Puka i ishte përgjigjur sulmit, duke qëlluar ndaj 3 autorëve po me armë zjarri për të cilën Puka ka deklaruar se e ka bërë për vetëmbrojtje.

Deri më tani të dyshuarit janë Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka. Ata dyshohet se kanë pasur një konflikt me 54-vjeçarin, ndërsa janë shpallur në kërkim nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit