-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A po kërkon PS dështimin e ‘Zgjedhores’? Alibeaj: Po kryejnë pazare okulte!

Kryesoret

Sekretari i Përgjishëm i PD-së dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat. Alibeaj u shpreh se i ka bërë thirrje Partisë Socialiste për një çështje kryesore, të cilës i drejtohet duke pyetur a është duke kërkuar dështimin e Komisionit të Reformës zgjedhore?

“Tre ditë më parë i jam drejtuar me një thirrje publike partisë socialiste për të sqaruar në interes të publikut një çështje kryesore: a po kërkon partia socialiste të dështojë komisionin e reformës zgjedhore? A po kërkon ta çojë çështjen në komisionin e ligjeve, atje ku ka shumicën dhe nëpërmjet peshkimit të votave opozitare, të mund të ndërmarrë iniciativa të njëanshme e ku opozitës i mungon garancia, siguresa e vetme që është vetoja kundër çdo iniciative të njëanshme” u shpreh Alibeaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së trajtoj gjithashtu dhe votën e diasporës dhe listat e hapura ku tha se shpesh në media janë raportuar pazare okulte dhe PS duhet të japi sqarime.

“Unë e di, publiku e di në fakt që partia socialiste nuk i ka dashur listat e hapura, që partia socialiste nuk e do votën e diasporës, votën e gjysmës së shqiptarëve jashtë territorit.

E di që partia socialiste nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Ndaj pyetja që unë kam edhe njëherë për përfaqësuesit e partisë socialiste është: përse nuk i duan listat e hapura, përse nuk duan t’u japin shqiptarëve të drejtën që ata të zgjedhin përfaqësuesit e tyre? Media ka thënë, ka folur që negociata apo pazare okulte janë duke u zhvilluar, ndaj ky është një interes publik që partia socialiste ta bëjë të ditur këtë gjë. një orë e më parë” deklaroi Albeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit