-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Vlorë/ Dy makina bëhen copash, ka të lënduar

Kryesoret

Një aksident rrugor është raportuar pasditen e sotme në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Policia bën me dije se është plagosur shoferi i njërit prej mjeteve personi me inicialet L.C, si dhe një pasagjer të cilët janë dërguar në spital.

“Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit