Tashmë është zyrtare, Dinamo-Teuta nuk do të luhet ditën e sotme! Departamenti i Garave në FSHF ka bërë me dije se kjo ndeshje e kategorisë Superiore është e pamundur të luhet për shkak të kushteve atmosferike.
Stuhia e sotme e reshjeve të shiut që goditi qytetin e Durrësit, bëri që stadiumi “NIko Dovana” të kthehet në një liqen të vërtet.
Fillimisht ndeshja u shty me një orë por reshjet vazhdojnë të bien.
Pavarësisht përpjekjeve për të kthyer kushtet në stadium për zhvillimin e ndeshjes gjithçka ishte e kotë. Tani pritet vetëm të konfirmohet data e re në të cilën do të luhet ndeshja.