Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë një nga çiftet më të komentuara nga banorët e Big Brother VIP.
Një loje me komente anonime është zhvilluar në shtëpi ku dhe ka ardhur një koment në lidhje me marrëdhënien e çiftit.
“Meriton pse trembesh nga Jetmiri në dush kur ke bërë seks me Ilnisën në BBV”, i kishte komentuar një nga banorët.
Meritoni e mohoi kategorikisht se ka kryer marrëdhënie me gazetaren teksa i nxehur i është drejtuar banorëve “turp e ulët”.
“Na trego ditën, orën kur kemi bërë ne seks sepse nuk po e di. Apo ndoshta ke qenë duke na mbajtur bishtin. Turp, e ulët. Të paktën të keni respekt për familjen e Ilnisës, vajzën e saj që kupton gjithçka, është turp kjo që keni bërë”, shprehet moderatori.