-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra me thikë në qendër të Fierit, mesazhi rrënqethës i shokëve të 19-vjeçarit

Kryesoret

Grei Bihuci, 19 vjeç u vra me thikë ditën e sotme në qendër të Fierit, pas një sherri banal.

Shokët e klasës së 19-vjeçarit kanë përlotur me mesazhin prekës në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona”, shkruajnë nxënësit e shkollës profesionale “Petro Sota”.

I riu u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Policia ka arritur të ndalojë autorin 18-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje. I plagosur mbeti dhe një 20-vjeçar i cili ndërhyri për të ndaluar sherrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit