-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmohen bisedimet Rama-Berisha/ BIRN: Palët drejt një marrëveshjeje në Kuvend

Kryesoret

Grupimi më i madh i opozitës – “Rithemelimi” i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca e kryeministrit Edi Rama duket se janë në prag të një marrëveshje për ndërprerjen e protestës në Kuvend, pas një raundi bisedimesh të përfaqësuesve të tyre gjatë javës së kaluar.

Protagonistë nga të dyja palët i thanë BIRN se kishin zhvilluar bisedime mes tyre rreth tre çështjeve kyçe; ngritjen e të paktën dy komisioneve hetimore parlamentare, reformën zgjedhore si dhe ndryshime të mundshme ligjore për reformën në drejtësi.

Negociatat mes palëve synojnë të rikthejnë në Kuvend deputetët e opozitës, pas katër muajsh të tensionuar të aksionit opozitar për bllokimin e punimeve parlamentare për shkak të refuzimit të ngritjes së komisioneve hetimore dhe përfaqësimit në komisionin e reformës zgjedhore.

Në anën tjetër, ideja për ndryshime ligjore në sistemin e drejtësisë rikthehet disa muaj pasi një grup pune i përbashkët u tërhoq nga propozimet fillestare, pas kundërshtimit të ekspertëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Socialistët duken të vendosur për ta rihapur çështjen e reformës në drejtësi, siç sugjeroi Kuvendi përmes një njoftimi të hënën pas takimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranës, David Wisner.

“Kryetarja Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike,” thuhet në njoftim.

I pyetur nëse ka kompromis për rikthimin e Kuvendit në normalitet, shefi i kabinetit të Nikollës, Kosta Bajraba i tha BIRN se “do të kemi”. Kuvendi njoftoi gjithashtu se të martën do të mbante mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve me rend dite “disa saktësime në kalendarin e punimeve për periudhën 18 mars – 5 prill 2024”./BIRN

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit