Një 23-vjeçar është arrestuar pasi vodhi një çek me 10 mijë euro në kompaninë ku punonte.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua L. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se L. Sh. ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 000 euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim.