Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për fatin e Sali Berishës. Sytë do të jenë nga dy gjykata, Kushtetuesja dhe e Posaçmja. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi në hetim për korrupsion për aferën ‘Partizani’ kërkojnë heqjen e masës arrest në shtëpi, seanca do të mbahet në orën 15:00 në Gjykatën e Posaçme.
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tyre ka bërë shkelje të rëndë duke u dhënë mediave vendimin për Berishën për të mos marrë pjesë në Kuvend, para se me të të njihej mbrojtja.
Ndërkohë që Gjykata e Lartë do të vendosë sot se çështja e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues do të kalojë për hetim në SPAK apo do të vijojë në Prokurorinë e Tiranës. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të përbëhet nga trupa gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Familjarët e njërit prej viktimave, Aleks Nikës, kërkojnë që “21 janari” të hetohet nga SPAK. Ata do të jenë edhe sot të pranishëm në seancën që do të mbahet në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve të atij që e cilësoi si krimi shtetëror.