Një aksident i rënë që ka ndodhur në Itali i ka marrë jetën një shqiptareje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku shqiptarja është përplasur nga një shofer fillestar.
Mësohet se viktima është Edmonda Boka e cila sapo zbriti nga makina është përplasur nga një mjet që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe më pas helikopteri por nuk kanë arritur ta shpëtojnë dot.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.