Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh sot se opozita ka fituar me marrëveshjen e sotme me socialistët. Sipas tij, me paktin e sotëm ka rënë shkaku që opozita hyri në këtë betejë në 12 tetor të vitit të kaluar kur nisi kaosin në Kuvend.
“Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën edhe pse çështja kërkon ulje me Edi Ramën, opozita nuk ka pasur asnjë kompleks. Në këtë nuk ka pasur ulje me Ramën, ne jemi ulur në Kuvendin e Shqipërisë, kryetaren e Kuvendit, të grupit të PS-së dhe dy grupeve të vogla.
Cfarë ka fituar opozita? Ka fituar 12 tetorin, ka rënë shkaku që opozita hyri në këtë betejë. As unë dhe as grupi i PS-së nuk kanë vënë kushte. Diskutimi, ne do të zbatojmë Kushtetutën. Sot kemi zhbërë seancën e 12 tetorit, votimin për rrëzimin e tre kërkesave legjitimeve të opozitës” tha ai.
Sa i përket anëtarëve të n/ komisionit për reformat, ku pritet që të diskutohet edhe reforma zgjedhore, Bardhi tha se nga dy anëtarët që do të ketë opozita me të drejtë vetoje, njëri do të jetë Oerd Bylykbashi.
Arrihet pakti me Ramën, Bardhi: Dy komisionet dhe vetoja për reformat që fituam