-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS dhe Rithemelimi me marrëveshje, Alibeaj: Dolën në dritë negociatat e fshehta Rama-Berisha

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkon opozita.

“Tashmë që ra sipari i negociatave të fshehta dhe publiku u njoh mund të thuhet me gojës plotë se asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra. Sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje paska qenë një gënjeshtër e stisur keq që herët a vonë do dilte në dritë siç edhe doli.

Gjithçka paska qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur njëri tjetrin në lojë.

Tashmë është e qartë se e ashtuquajtura marrëveshje nuk ka qenë për të mbajtur nën kontroll qeveria dhe Ramën por ka qenë që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik. Marrëveshjen e 2008 Rama Berisha.

Gjithmonë Berisha dhe Rama kanë menduar që të mbajnë kontrollin e politikës së bashku. U vërtetua se retorika për revolucion ishte gënjeshtër. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të votës së emigrantëve. Marrëveshja ka për qëllim që të godasë Reformën Zgjedhore, sepse Rama e Berisha nuk duan sistem që t’ua heqë ndokush të drejtën që të zgjedhin kandidatët. Askush nuk do një zonë zgjedhore, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në copash” deklaroi Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit