-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama njeh non gratën, sot marrëveshja Çuçi-Bardhi?

Kryesoret

Për momentin palë janë në qetësi. Grupi i Berishës ditët e fundit ka zbutur retorikën duke ulur “armët”. Socialistët dhe përfaqësuesit e selisë blu do të ulen ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve për të ndryshuar kalendarin tre javor të punimeve të parlamentit dhe për të përfshirë në axhendën kuvendore sipas burimeve mediatike edhe miratimin e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga demokratët.

Pas javësh komunikime mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi, grupimi i këtij të fundit do të heqë dorë nga strategjia bllokuese që ndiqet prej 5 Tetorit dhe do të dorëzojnë kërkesën për nisjen e hetimit parlamentar për 2 nga 8 çështjet që kishin kërkuar më herët.

Selia blu ende nuk bën të ditur kë nga kërkesat e mëparshme të rrëzuara nga socialistët do të ridepozitojnë në Kuvend. Kjo ishte një nga dy kushtet e panegociueshme të opozitës për t’ju kthyer normalitetit. Sa i takon ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, kjo nuk është pranuar nga socialistët dhe nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë opozita lidhur me këtë kërkesë.

Edi Rama e bëri të qartë dhe në fundjavë në Shkodër që nuk do ta zgjasin më tej mandatin e këtij komisioni, por do të tentojnë të kenë një produkt që të marrë konsensusin në sallën e seancave plenare, nëse jo deklaroi ai, do të shkohet në zgjedhje me ligjin aktual elektoral.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit