Mësohet se të paktën 30 plumba janë zbrazur gjatë atentatit në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku mbeti i plagosur një student i Akademisë së Policisë dhe kunati i tij, ku i fundit dyshohet të jetë dhe shënjestra e autorëve.
Detajet e fundit bëjnë me dije se në atentat janë përdorur tre kallashnikovë. Kur autorët kanë nisur që të qëllojnë, dy të plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë. Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete.