Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka folur për mediat pas përfundimit të Konferencës së kryetarëve. Ajo i ndal tek qëndrimi i Alibeajt se ka pazare mes Ramës dhe Berishës, për funksionimin e Kuvendit. Spiropali i’u përgjigj se nuk ka si ta dijë nëse nuk është i pranishëm në Kuvend teksa shtoi se për Reformën Zgjedhore pritet të ketë një produkt dhe nëse jo, do të kalojë në institucione të tjera të Kuvendit.
“Nuk është çështje as gradash as non gradash, lexova Alibeajn ku këmbëngul për një marrëveshje, mes Berishës dhe Ramës sa i takon funksionimit të Kuvendit.
Si duket Alibeaj ngaqë nuk vjen në Kuvend dhe nuk ka se si të vijë në fakt, përderisa nuk vjen Luli, na nis në Komisionin Zgjedhor ultimatume qesharake për ndryshimin e sistemit, kjo është çështja e jona. Unë nuk dua të hyjë në mënyrën e funksionit të opozitës.
Sa na takon ne, kemi qenë këtu edhe të gatshëm. Ne kemi bërë detyrën tonë në komisione. Ato ligje janë diskutuar për orë të tëra në Kuvend. Në Zgjedhoren duhet t’i bëjmë me dije, se ky komision pritet të këtë një produkt, nëse nuk do të ketë do ta kalojmë institucionet e tjera në Kuvendit dhe do ta kalojmë se seancë plenare” u shpreh Spiropali.