-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë vendos: SPAK duhet të hetojë dosjen e 21 Janarit

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka vendosur sot që të pranojë kërkesën e familjarëve të 21 Janarit duke detyruar SPAK-un që të regjistrojë procedimin penal për hetimin e vrasjes së katër protestuesve. SPAK detyrohet kështu të regjistrojë dhe të hetojë kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, që sipas saj janë përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 2011, në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila e konsideronte 21 janarin krim shtetëror, familjarët e viktimave kanë paraqitur një kallëzim penal, përmes të cilit kërkojnë që hetimi të bëhet nga SPAK dhe jo nga prokuroria e Tiranës.

Përfaqësuesi i familjarëve të viktimave të 21 janarit, avokati Idajet Beqiri, deklaroi se shpallja e moskompetencës nga SPAK krijon një precedent të rrezikshëm. Ai tha se organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime. Në seancë, përfaqësuesi i SPAK tha se ishte ende momenti që dosja e 21 Janarit të merrej në shqyrtim prej saj.

Debati mes prokurorit të SPAK dhe trupit gjykues:

Gjyqtari llir Panda: Ju keni kryer veprime verifikuese në lidhje me këtë kallëzim?

Prokurori Shehu: Është kërkuar vetëm një informacion nga arshiva, pasi me herët në SPAK ka qenë një kallëzim tjetër me të njëjtin objekt, por me palë të tjera.

Gjyqtari Sokol Binaj: Kush heton për zinxhirin drejtues të shtetit? Ka ndonjë stimul Strasburgu për juve? Funksionarë të lartë të shtetit të implikuar në këtë linjë. Ka detyrim për juve?

Prokurori Shehu: Deri tani nga hetimi i Prokurorisë Tiranë nuk është regjistruar ndonjë emër.

Gjyqtari Binaj: Edhe po t’u dalë nuk e regjistrojnë, sepse nuk e kanë në kompetencë.

Prokurori Shehu: Praktika është që regjistrohet, por pastaj kalon për kompetencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit