Në Shkodër ka përfunduar në pranga një 38-vejçar Gledis Tuzi, i cili dyshohet se ka vjedhur makinën e një 20-vjeçari si dhe një çantë që ndodhej brenda saj.
“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.
Sekuestrohet automjeti i vjedhur, të cilin 38-vjeçari e ka drejtuar pa leje drejtimi.
Sekuestrohet edhe çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit.
Gledis Tuzi, 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi” njofton policia.