Shokët dhe kolegët e Grei Bihucit, 19-vjeçarit i cili u vra dje tragjikisht në qendër të Fierit po zhvillojnë homazhe në vendin ku u vra i riu.
Me lule në duar shokët e tij kanë ndezur dhe qirinj në vendin ku mbeti i vrarë shoku i tyre.
19-vjeçari sipas burimeve thuhet se u vra aksidentalisht pasi u fut për të ndarë një sherr midis dy kushërinjve Florjan e Klajdi Muka, të dy adoleshentë të cilët kishin një konflikt me Olsi Serjanin, shoki i Grei Bihucit.