-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e të riut në Fier, kolegët: Djalë shembull! Ka qenë në vendin e gabuar

Kryesoret

Pjesëtarë të stafit, shokë dhe kolegë të Grei Bihucit 19-vjeçarit që u vra dje në një konflikt me thikë në Fier kanë folur për të.

Menaxheri i pastiçerisë ku punonte ai, Romeo Dervishi tregon mes tronditjes se 19-vjeçari ka qenë në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Kolegët e kanë vlerësuar Grein si një njeri i cili ka pasur të gjitha vlerat dhe se humbja e tij do ju krijojë një boshllëk shumë të madh.

“Djalë i dashur me të gjithë ne. Nuk ishte vetëm shok dhe koleg, por ishte vëllai ynë. Na thërriste motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krahë.

Më vjen shumë keq. Nuk ka për t’u harruar kurrë. Më vjen shumë keq për nënë dhe motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona”, është shprehur një prej kolegeve të tij.

Vrasja e të riut në Fier, shokët bëjnë homazhe në vendin ku mbeti i vrarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit