Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington më 4 prill.
Sipas informacioneve, kryeministri grek do të marrë pjesë në aktivitetin në Shtëpinë e Bardhë për të përkujtuar përvjetorin e Revolucionit Grek të 1821-shit.
Gjithashtu dy liderët do të diskutojnë rreth konflikteve të Ukrainës, Lindjes së Mesme, zhvillimeve në Mesdheun Lindor dhe marrëdhënieve greko-turke.