-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri në Londër i riu shqiptar

Kryesoret

Një i ri shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e të hënës në juglindje të Londrës. Sipas “The Guardian” ai u gjete i pajetë pas disa të shtënave me armë zjarri, plagë të cilat rezultuan fatale për viktimën rreth të 30-ave.

Raportohet se viktima është Bajram Luli me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në Angli, kjo sipas burimeve të TCH.

Policia Metropolitane tha se: Oficerët u thirrën në Catford Broadway, në lagjen Lewisham, rreth orës 4:30 të mëngjesit të së hënës, ku një burrë u gjet i vrarë me armë zjarri.

Deri më tani nuk ka ende asnjë arrestim të bërë në lidhje me këtë ngjarje apo dyshime se çfarë mund të ketë sjell vrasjen e të riut nga Peqini.

Ndër të tjera mbërritja e tij në ishull dyshohet se është në mënyrë ilegale dhe janë hasur probleme me identifikimin e tij fillimisht. Gjithnjë sipas informacioneve të TCH familja e tij është informuar nga autoritetet Britanike në lidhje me ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit