-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakti me PS-në/ Berisha: Rama ka frik, opozita nuk e braktis Parlamentin

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në fjalën e tij për mbështetësit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar konsensusin me mazhorancën.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se opozita nuk do e braktisi kurrë parlamentin. Ai tha se këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.

“Të dashur miq.

Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.

Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër.

Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.

Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin.

Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.

Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.

Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore.

Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.

Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori” deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit