Mbrëmjen e sotme u njoftua nga kryeministri Edi Rama se administratat shtetërore do të jenë pushim edhe ditën e premte më 15 mars.
Po ashtu mësohet se pushim të premten do të jenë edhe të gjithë shkollat e vendit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar konfirmon se pushim do të jenë edhe shkollat publike dhe privat
Njoftimi:
Për caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2025 ditë pushimi
Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave/
Vendosi:
Për caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2025 ditë pushimi
Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin.
Faleminderit!