Ka debat dhe krisje brenda grupit të “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha. Ka disa deputetë që janë të pakënaqur me paktin që po negociohet me shumicën socialiste.
Mes tyre është edhe Ervin Salianji. Deputeti demokrat e shprehu dje në grup dhe sot përpara mediave përse është kundër.
“Çfarë të them unë, që ne kemi fituar të drejtën të ulemi në konferencën e kryetarëve, ne e kemi pasur dhe e kemi refuzuar. Cfarë kemi fituar? Kjo marrëveshje na ul besueshëmrinë dhe dëmton perceptimin e opozitës.
Kjo nuk ka asnjë krisje. Kjo është një qasje që ka të bëjë me parlamentin. Bashkimi i demokratëve solli një sinergji të re, por gjithçka që ka të bëjë me lëvizjen në parlament është tjetër” tha ai.