-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi u shty/ Bardhi: Nuk ka pakt me PS-në, ka vetëm dialog

Kryesoret

Marrëveshja mes Rithemelimit dhe socialistëve është në pikëpyetje. Mbledhja e parashikuar sot në Konferencën e Kryetarëve u shty në një afat të pacaktuar. Arsyet i sqaroi Gazment Bardhi. Kryetari i grupit të PD-së deklaroi se nuk ka marrëveshje me Edi Ramën, vetëm po diskutohet.

Nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën, ka dialog për rikthimin në normalitet. Që Edi Rama komandon deputetët dhe përfaqësuesit e tij në Kuvend nuk ka asnjë dyshim. Opozita është ulur aty ku e ka vendin në Konferencën e Kryetarëve.

Ata kanë pjesën e vet, ne tonën. Po, punojmë dhe sa kohë nuk ka një produkt final, po vijon puna për të tre çështjet, nëse finalizohet dakordësia bëhet me votë në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse nuk do të finalizohet ju do të merrni vesh arsyen.

Grupi i PD-së i qëndron pikë për pikë dakordësisë në parim. E rëndësishme për opozitën është që reformat të jenë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale dhe produkti të jetë në interes të qytetarëve shqiptarë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit