Këshilli i ministrave ka vendosur në mbledhjen e ditë së sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Fierit, Znj. Rajmonda Balilaj, e cila më herët ishte pezulluar nga GJKKO pasi po hetohet nga SPAK për abuzim me tenderat.
Ndërkohë ditën e sotme do të mbahej dhe seanca për verifikim e masës së sigurisë pezullim që u vendos ndaj Rajmonda Balilaj, por kjo e fundit nuk është paraqitur në SPAK. Mësohet se Balilaj nuk ndodhet në Shqipëri pas ajo ndodhet në SHBA.
SPAK po heton Balilaj për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.
Njoftimi i lirimit nga detyra:
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA