-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kemi hapur ‘portën e re’ për drejtësinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ndal në Pogradec, ku vijon takimet për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Rama tha se është e rëndësishme për PS-në që të hapet edhe më shumë, kjo për të kaluar kufijtë partiakë ku shtoi se kjo fushatë anëtarësimesh nuk po bëhet për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë, por sipas tij qëllimi është zhvillimi i mëtejshëm i Shqipërisë, për të cilën thotë se tashmë është futur në një fazë tjetër.

Në bazë të zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur si ajo e ”21 Janarit” çështje e cila do hetohet tashmë nga SPAK, Rama u ndal pikërisht tek drejtësia. “Porta e re është hapur për drejtësinë”, kështu e cilësoi kryeministri i cili shtoi se që kjo ‘portë’ të mos mbyllet duhet punuar.

“Drejtësia është në një tjetër fazë, edhe për drejtësinë është hapur porta e re. Pas asaj porte të hapur ka një tjetër rrugë që duhet përshkuar dhe duhet garantuar që porta nuk mbyllet se na kthen mbrapa” deklaroi kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit