Këshilli i ministrave ka vendosur në mbledhjen e ditë së sotme lirimin nga detyra të Flamur Mamaj si prefekt në qarkun e Vlorës. Në vendin e tij është emëruar Vangjel Tavo.
Tavo është ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI (sot PL).
Disa javë më parë, emri i Tavos u raportua nga mediat greke si i zgjedhuri i Ramës për tu projektuar në krye të bashkisë së Himarës. Zërat u mohuan më pas nga kreu i qeverisë.