Një përballje e cila nisi me vrull të lartë ajo mes Borusia Dortmund dhe PSV, në këtë mbrëmje magjike Championsit, dhe magji dhuroi pikërisht Jadon Sancho.
Anglezi kaloj menjëherë ekipin e tij në avantazh në në “mitikun” e “Signal Iduna Park”, duke nisur festën e vendasve që në minutën e 3-të.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit e Dortmund dhe janë afër kualifikimit.
Më shumë vëmendje ka tërhequr supersfida Altetiko Madrid-Inter. Me avantazhin 1-0 të përballjes së parë Interi e nisi më me vrull sfidën, por me një kundërshtar si Jan Oblak goli nuk është i lehët të gjendet.
Megjithatë Dumfris arriti të shënonte në të 33-tën dhe vetëm 2 minuta më vonë Grienzman gjeti barazpeshën në këtë përballje, e cila në shifrat 1-1 sheh ende Interin të kualifikuar.