Pas 5 vitesh të konsideruara të jashtëligjshme, bastet online do rikthehen në Shqipëri duke filluar nga data 1 prill.
Mazhoranca socialiste kaloi mes tensioneve projektligjin në Parlament ndërsa presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri i cili është kaluar në fletoren zyrtare dhe do hy në fuqi nga data 1 prill i këtij viti.
10 kompani do të ushtrojnë këtë aktivitet dhe secila prej tyre duhet të ketë përvojë në 3 shtete të BE për të paktën 3 vite. Kompanitë duhet të ngurtësojnë një fond prej 170milion lekësh si garanci, ku 120 do të kalojnë llogari të Ministrisë së Financave dhe do të zhbllokohen vetëm me urdhër të saj, ndërsa 50 milionë të tjera do të jenë në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ose ndryshe AMF-lsë.
Ndryshime ka pasur dhe mosha e lejuar e personave që mund të luajnë, nga 21 që ishte më parë është zbritur në 18-vjeç.
Një sistem i cili do të jetë i gjithi online.