-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Berberit, Tritan Shehu: Shteti ka rënë…

Kryesoret

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi. Në një postim në rrjetet sociale Shehu tha se kjo është një simptomë e qartë e banditizmit shtetëror që po rritet me hapa galoponte.

“Shteti ka rënë në dorë të atyre, që valvitin disa “pacavura” të blera apo të fallsifikuara si diploma”, ka shkruar ai.

Banditizimi i shtetit, a mund të ndalet? E veshtire tashmë, me këtë “kokë përmbysje” të shtetit me banditët, vjedhësit, injorantët “lart”!

Degjoj per arrestimin e drejtorit të “rrugëve”, një detyrë tejet e rendësishme kjo, me përgjegjësira qindra miliona Euro.

Dhe kjo nuk ndodh për ndonjë gabim në detyrë, por për vepra mezerabel, të denja për ata, që vijnë nga errësira vetëm për të rrëmbyer për vehte e per ata, që i emërojnë!

Në një sens të vendosur në ato detyra si banditë “kamikazë”!

Një rast ky i persëritur e i persëritur…duke filluar nga nivelet më të larta!

Një simptomë e qartë kjo e “banditizimit shtetëror me rritje galopante”!

Një fenomen ky që në vend që të shkonte drejt minimizimit, marginizimit, sot ka marrë dimensione katastrofale, dimensione që të bëjnë disa herë pesimist për përballjen” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit