Drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme anti-Korropsion. Berberi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Evis Berberi u emërua në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Qershor të vitit 2021.
Por për cfarë u arrestua?
Nga SPAK ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por paraprakisht mësohet se tenderi që “dogji” Berberin është për mirëmbajtjen e serverëve të ARRSH-së. Dyshohet se në këtë tender ishte i përfshirë një i afërm i Berberit që ka përfituar. Megjithatë në listën e hetimeve janë tendera të tjerë të denoncuar në media dhe jo vetëm.
Ku u arrestua?
Ende nuk dihet nëse është arrestuar në zyrë, në shtëpi apo diku tjetër. Mbrëmjen e djeshme në media qarkulloi lajmi se Berberi dha dorëheqjen nga detyra. Më herët ka pasur kontrolle në zyrën e tij por edhe në shtëpi ku është raportuar se i janë sekuestruar qindra mijëra euro dhe sende të tjera me vlerë. Evis Berberit i janë sekuestruar gjithashtu telefoni, laptopi, etj.
Pastrim parash dhe korrupsion, arrestohet ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi