Në Itali është shënuar një ngjarje e rëndë ku protagonist është një çift shqiptar. Një 50-vjeçar në prag divorci me gruan nuk e pranonte ndarjen dhe për këtë vendosi që të hakmerrej ndaj nënës së fëmijëve duke tentuar që ta shtypë me makinë.
Fatmirësisht gruaja 41-vjeçe shpëtoi nga goditja e makinës. Por burri zbriti dhe iu drejtua për ta rrahur. 41-vjeçarja u shpëtua nga një rreshter policie në pension i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar burrin. Autori u arrestua, gruaja ndodhet në spital.